Ne daten 19 Janar nga cdo qytet dhe lagje e vendit, nga cdo kend punesimi, arti, punetore, te rinj dhe te reja do vershojme neper rruge dhe do te pushtojme Athinen.
Do ta pushtojme me muzike dhe me thirje, dhe do te tregojme te gjitheve se neonazistat jane te padeshirueshem,dhe se bashkeqeverisja me politikat e saj raciste, me kampet e perqendrimit te FRONTEX, me heqjen e te drejtes per shtetesi te femijeve te emigranteve, na shkakton urrejtje po ashtu dhe per masat barbare ekonomike qe marrin ne pergjithesi, qe po nxerin te papune me mijera e mijera vet , vendas dhe “te huaj”.nuk pranojme te na ngarkojne me pergjejesite e te pasureve dhe te qeverive te ndrysheme per krizen qe pos jell varferi dhe mjerim.nuk pranojme politikat qe sjellin papunesi, qe cojne njerezit drejt vetevrasjeve,qe cojne te pastrehet drejt rradheve te ushqimit social,dhe qe shkelin mbi kurrizin e emigranteve duke I paraqitur si fajtoret kryesore per gjendjen e rende ekonomike njesoje si dikur Hitleri I ngarkonte te gjitha ne kurrizin e hebrenjeve . Te tilla politika cuan drejt Dahaut dhe Ausvic, ne dhomat e gazrave dhe ne krematoriumet naziste me mijera e mijera njerez, Hebrenje, komunista, cigane, homoseksuale… te tilla politika cuan nje glob te tere ne kasaphanen e Luftes se Dyte Botrore, ne kafsherite naziste ne vendet e pushtuara, si ne Shqiperi edhe ne Greqi, me qytet martire qe u bene shkrumb e hi,me njerez qe e humben jeten nga bashkpuntoret vendas, nga tradhetaret…
Nuk mundemi me te durojme policine e Dendias qe godet barbarisht grevat dhe yubimet tona me masa te medha gazrash lotsjelles,qe I jep doren e bashkpunimit forcave naziste greke te hrisi avgi, te cilet organizojne pogrom neper lagjet e Athines dhe therrin me thika emigrante, thyejne dyqanet qe ata zotrerojne..policia areston demostruesit, sic beri ne Selanik dhe torturon njerez si beri me te arrestuarit e motodemostrimit..( motoporia )..na vjen per te vjelle kur kujtojme sulmet kunder artistave sic ndodhi ne Hitirio, dhe censura e Dendias me pezullim nga pun ate gazetareve dhe penalizimin e zbulimeve ne shtyp.
Nuk i mbyllim syte perpara vdekjeve te mijera emigranteve dhe rrefugjateve,grave dhe femijeve nga perndjekja e FRONTEX. Kerkojme te ndaloje menjehere turpi i kampeve te perqendrimit te modelit nazist, gjithashtu dhe operacionet fshesa te policies Greke.Legalizim kane nevoje emigrantet dhe azile te perndjekurit politik, te gjithe at ate ndjekurit nga luftrat imperialiste,diktaturat,dhe politikat glaberuese te FMN.
Samarai u leshua si i babezitur te nxjeri nje ligj tjeter te ri per te coptuar te drejten per shtetesi per femijet qe linden ne kete vend, menjehere pas vendimit te Keshillit Kombetare qe mbeshteti politikat raciste te qeverise dhe te Hrisi Avgji..me mijera femije pas moshes 18 vjece kthehe te paligjshem dhe u kerkohet qe te kthehen ne vendet e prejardhjes ku ndoshta nuk kane vizituar kurre gjate jetes se tyre…per keto arsye dhe per ato qe nenvizuam pak me larte ne athine mori rruge nje levizje antifashiste dhe antiraciste si kurre me pare..ne 24 Gusht emigrantet I derguan nje mesazh te fuqishem ..neper lagjet e Athines pogromet e fashistave moren pergjigjet e duhura, kudo.Ne 28 Tetor arsimtaret, nxenesit dhe antifashistat i treguan mjafte qarte fashistave se kush e ka kontrollin ne rruge , kudo ne gjithe greqine, duke detyruar Hrisi avgji te futen neper vrimat e tyre.As ne Parlament dhe ne asnje vend, jashte neonazistan nga cdo lagje therisnin neper rruge me mijera Greke dhe emigrant kudo neper Greqi….Bejme thirje te gjithe te rinjeve dhe te rejave, njerezve te Shkrimit dhe te Artit, komuniteteve te emigranteve, sindikatave, shoqatave studentore,nxenesve, Bashkive, te gjitha levisjeve antifashiste, mbledhjeve popullore te mbeshtesin levizjen antifashiste kombetare te 19 Janarit.
[…] 19 Janar- Athina, nje qytet antifashist! […]